Roma do të jetë mysafir i Cagliarit në takimin që luhet në kuadër të javës së 33-të në Serie A.
Takimi që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin ‘Sardegna Arena’, me dy skuadrat që tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.
Për këtë takim, Cagliari nuk mund të llogarisë në Radja Nainggolan që ka plotësuar kartonët e verë, Rog i lënduar dhe Pereiro e Cragon të infketuar me coronavirus.
Në anën tjetër, Roma do të jetë pa Pedron, Nicolo Zaniolo dhe Calafiori, që janë të lënduar, derisa Ibanez është i suspenduar me karton të kuq.
Formacioni startues i Cagliarit: Vicario; Godin, Ceppitelli, Carboni; Nandez, Deiola, Marin, Lykogiannis; Joao Pedro; Pavoletti, Simeone
👤 | STARTING XI
Scendiamo in campo così 💪🏼
Dai ragazzi, dai dai dai 🔥#CagliariRoma #forzaCasteddu pic.twitter.com/9O1dSIiGdA— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) April 25, 2021
Formacioni startues i Romës: Pau Lopez; Mancini, Smalling, Fazio; Santon, Villar, Diawara, Peres; Perez, Pellegrini; Mayoral. /Telegrafi/
🟥🟧🟨🐺🟨🟧🟥
💪 Ecco la nostra formazione per #CagliariRoma #ASRoma pic.twitter.com/jlGcSymNLZ
— AS Roma (@OfficialASRoma) April 25, 2021