Site icon Telegrafi

Roma dhe Strootman do të vazhdojnë bashkëpunimin

Roma nuk e ka ndërmend ta lë të lirë të largohet mesfushorin holandez, Kevin Strootman.

Edhe pse mungoi gjatë për Romën shkaku i lëndimeve, Strootman vazhdon ta ketë besimin e klubit italian.

Sipas raporteve të fundit nga Italia, Roma i ka propozuar vazhdimin e kontratës holandezit deri në vitin 2022.

26-vjeçarit kontrata aktuale i skadon në verën e vitit 2018 dhe Roma kërkon blindimin e tij.

Me kontratën e re, Strootman pritet të ketë edhe një klauzolë prej 60 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version