Telegrafi

Roma dhe Atalanta monitorojnë mbrojtësin Uduokhai

(Foto: Instagram/felixuduokhai97)

Roma dhe Atalanta janë duke e konsideruar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Augsburgut, Felix Uduokhai.

23-vjeçari e ka babanë nigerian dhe nënën gjermane, ndërsa ka lindur dhe është rritur në Gjermani.

Ai ka luajtur për grupmoshat e ndryshme të Die Mannschaft dhe aktualisht po merr pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.

Përveç si qendërmbrojtës, ai mund të luaj edhe si mbrojtës i djathtë apo në një rol më të avancuar në mesfushë.

Sipas Calciomercato.it, edhe Roma edhe Atalanta janë duke e monitoruar nga afër situatën dhe janë të gatshëm të bëjnë ofertë. /Telegrafi/