Skuadra italiane Roma duket se do të bëjë një skuadër konkurruese për vitin e ardhshëm.
Giallorosët këtë edicion nuk arritën të luftonin për titull të kampionit, derisa u eliminuan turpshëm nga Kupa e Italisë.
Sikur mos të mjaftonin këto rezultate negative në kampionat, Roma u eliminua herët edhe nga Liga e Kampionëve nga Porto.
Ndër lojtarët e parë që pritet të largohen nga Roma është serbi Aleksander Kolarov.
Roma ka gjetur zëvendësimin e tij dhe ai do të jetë mbrojtësi brazilian i Bayer Leverkusenit, Wendell.
Sport Bild ka raportuar se Roma tanimë ka dorëzuar një ofertë prej 20 milionë euro për mbrojtësin e majtë.
25-vjeçari ka zhvilluar 32 paraqitje këtë edicion ku ka dy gola dhe tre asistime me fanellën e Leverkusenit. /Telegrafi/