Telegrafi

Roma – Chievo, formacionet zyrtare

Roma dhe Chievo kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian.

Giallorossët janë nikoqir të veronezëve në takimin e vlefshëm për javën e 35-të të Serie A.

Skuadra e Eusebio di Francescos vjen nga humbja e thellë në Ligën e Kampionëve, por pret fitore ndaj Chievos për të qëndruar në ‘top 4’ të Serie A.

Në anën tjetër, Chievo është në formë të tmerrshme, por synon të marr pikë në Olimpico për të mos rrezikuar rënien nga kategoria.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira për këtë ndeshje, me Përparim Hetemajn titullar te mysafirët.

Roma: Alisson; Peres, Fazio, Jesus, Kolarov; L.Pellegrini, De Rossi, Nainggolan; El Shaarawy, Schick, Dzeko. 

Chievo: Sorrentino; Depaoli, Bani, Tomovic, Cacciatore; Castro, Rigoni, Radovanovic, Hetemaj; Pucciarelli, Inglese

/Telegrafi/