Telegrafi

Roma – Cagliari, formacionet zyrtare

Roma dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.

Giallorossët janë nikoqir të Cagliarit në takimin e vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit italian, e cila zhvillohet në Olimpico.

Skuadra e Eusebio Di Francescos është në një formë të lartë, por ndeshjen e fundit ka barazuar dhe dëshiron t’i kthehet fitoreve në këtë ndeshje si vendas.

Në anën tjetër, mysafirët nga Sardenja kanë dy barazime në dy ndeshjet e fundit dhe do të ishin të kënaqur nëse edhe në këtë udhëtim do të merrnin një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Roma: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Nainggolan, Pellegrini; Schick, Dzeko, Perroti. 

CagliariCragno; Romagna, Pisacane, Andreolli; van der Wiel, Ionita, Cigarini, Barella, Padoin; João Pedro (C), Pavoletti.

/Telegrafi/