Roma dhe Bologna kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në kampionatin italian, Serie A.
Giallorossët janë mikëpritës të Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit italian.
Skuadra e Eusebios Di Francesos janë në formë të mirë me dy fitore radhazi dhe pret edhe të tretën në stadiumin e tyre.
Në anën tjetër, Bologna ka humbur në dy takimet e fundit dhe në këtë udhëtim do ishin të kënaqur edhe me një barazim.
Trajneri i Romës ka vendosur t’i pushoj disa nga futbollistët kryesor, ndërsa ai i Bolognas starton me formacionin më të mirë të mundshëm.
Roma: Alisson; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Peres; Pellegrini, De Rossi, Strootman; Defrel, Dzeko, El Shaarawy
Bologna: Da Costa; Krafth, Helander, Gonzalez, Masina; Poli, Pulgar, Nagy; Verdi, Petkovic, Di Francesco
/Telegrafi/