Miralem Pjanic është njëri nga lojtarët më të kërkuar në tregun evropian.
Pasi interesimet nga top klubet evropiane nuk mungojnë, Roma ka vendosur që t’i ofrojë vazhdimin e kontratës yllit të saj.
Sipas medieve italiane, Pjanic pritet të vazhdoi kontratën e tij edhe për dy vite tjera, pasi ajo aktualja skadon në vitin 2018 ndërsa me të rejën do të jetë pjesë e Romës deri në vitin 2020.
Me kontratën e re Pjanic do të fitoi edhe më shumë para, pasi aktualisht në vit fiton 3,2 milionë euro, ndërsa me kontratën e re paga e tij do të jetë 4,5 milionë euro në vit.
Pjanic iu bashkua Romës në vitin 2011 nga Lyon, ndërsa ai tani është lojtari kryesor i Romës së Luciano Spallettit. /Telegrafi/