Telegrafi

Roma i bën ofertë Contes

Antonio Conte (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Është përfolur se Interi i ka bërë ofertë Antonio Contes për ty kthyer në Serie A, por tani zikaltrit nuk janë vetëm në garën për të bindur trajnerin italian të kthehet të punojë në vendlindje.

Sipas Calciomercato, ish-trajneri i Chelseat është takuar me zyrtarë të Romës në Londër, ku edhe ka marrë një ofertë.

Besohet se oferta në tavolinë nga klubi romak ka qenë 9.5 milionë euro dhe sipas burimit të lartpërmendur ishte e mjaftueshme për ta bindur Conten.

Në mënyrë që të paguhet rroga e trajnerit klubi së shpejti do të përpilojë listen e shitjes, ku në mesin e tyre janë lotjarët me rroga të mëdha si Edin Dzeko, Javier Pastore dhe Steven N’Zonzi.

Gjithsesi nuk përjashtohet që në fund të shfaqet edhe Juventusit me një ofertë për rikthimin e tij në Torino. /Telegrafi/