Roma ka barazuar 2-2 me Salernitanan në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Pas vetëm 12 minutash lojë, mysafirët kaluan në epërsi me anë të Antonio Candrevas.
Roma mendoi se kishte barazuar shifrat në 1-1 me golin e Roger Ibanez (45+1’), por ajo u anulua për lojë me dorë.
Fine primo tempo.
Nel recupero il VAR e l'arbitro annullano un gol di Ibanez #RomaSalernitana pic.twitter.com/itacTdmHAc
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 22, 2023
Në pjesën e dytë, Giallorssët ia arritën t’i barazonin shifrat fillimisht, duke pësuar një tjetër më pas, por që në fund ia dolën të nxjerrnin një pikë
Ishte Stephan El Shaarawy, ai që barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 47-të.
Goooooooollll. Candreva serve Piatek in area che prova a calciare, la palla ribattuta da Smalling finisce sui piedi di Dia che di tacco batte Rui Patricio. #RomaSalernitana 1-2
— US Salernitana 1919 (@OfficialUSS1919) May 22, 2023
Por, Salernitana e rikthye epërsinë me golin e Boulaye Dia (54’), ndërsa u asistua prej Piatek.
Ishte minuta e 83-të e takimit, kur vendasit i barazuan sërish shifrat, tani në 2-2 nëpërmjet Nemanja Matic
Pas javës së 36-të, Roma vazhdon të jetë në vendin e gjashtë me 60 pikë, ndërsa në xhiron e 37-të do të ketë punë me Fiorentinan. /Telegrafi/