Roma ka luajtur pa gola përballë Bolognas (0-0) në Stadio Olimpico në ndeshjen e javës së 35-të në Serie A.
Në minutat e para të takimit pati një kërkim penalltie nga lojtarët vendas, mirëpo pas konsultimit të VAR-it, gjyqtari vendosi kundër kësaj kërkese.
Ndërsa edhe në anën tjetër pati një situatë të dyshimtë për prekje të topit me dorë brenda zonës, por gjyqtari e vazhdoi lojën.
Riccardo Orsolini pati rastin më të mirë në fund të fraksionit të par, ndërsa Rui Patricio ia mohoi golin.
Edhe në minutat e para të gjysmës së dytë pati kërkesa penalltie nga të dyja palët, por gjyqtari nuk ndante të njëjtin mendim.
Marko Arnautovic në njërën anë e Tammy Abraham në anën tjetër rrezikuan, mirëpo nuk pati gola.
Kur mbeten edhe tri xhiro deri në fund të kampionatit (nëntë pikë maksimale), Roma është edhe matematikisht jashtë garës për top-katërshe pasi është dhjetë pikë prapa Juventusit.
Bologna mbetet në mes të tabelës, gjegjësisht në vend të 13-të me 43 pikë të grumbulluara deri më tani. /Telegrafi/