Site icon Telegrafi

Roma barazon ndaj Betisit dhe i mban gjallë shpresat për kualifikim

(Foto: Twitter/AS Roma)

Roma dhe Real Betisi kanë luajtur baras (1-1) në Estadio Benito Villamarin, në ndeshjen e vlefshme për raundin katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Sergio Canales (34’), i cili pranoi një top nga Rodri, për të shënuar me devijim në portën e Rui Patricios.

Ky ishte goli i vetëm në fraksionin e parë të lojës, derisa në gjysmën e dytë, mysafirët ia dolën t’i barazonin shifrat.

(Foto: Twitter/UEFA Europa League)

Mady Camara nuk u tregua aspak egoist duke ia pasuar topin në zonë Andrea Belottit, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte në portën e zbrazët (53’).

Pas këtij barazimi, Roma është ngritur në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Ludogorets Razgrad në vend të dytë, ndërsa Real Betisi ka dhjetë pikë në krye dhe është thuajse në fazën tjetër të Ligës së Evropës. /Telegrafi/

Exit mobile version