Telegrafi

Roma – Atletico: Formacionet e mundshme, jashtë Fazio

Roma ka shijuar edhe një herë fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve pas një viti mungese, ndërsa Atletico Madridi do përpiqet të harrojë eliminimin nga Real Madridi.

Të dy skuadrat dëshirojnë të fillojnë sezonin në garën më të madhe evropiane për klube me këmbë të mbarë.

Për Romën pritet të mungojë Federico Fazio, kurse për Atleticon pritet të kthehet Antoine Griezmann, ndërsa më poshtë keni formacionet e mundshme:

Roma (4-3-3): Allison; Bruno Peres, Manolas, Juan Jesus, Kolarov; Nainggolan, De Rossi, Strootman; Defrel, Dzeko, Perotti.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Juanfran, Gimenez, Godin, Filipe Luis; Koke, Gabi, Saul, Carrasco; Griezmann, Correa. /Telegrafi/