Site icon Telegrafi

Roma assesi të këndellet, mposhtet nga Bologna në shtëpi

Roma ka pësuar humbje me rezultat 3-2 në shtëpi ndaj Bolognas në kuadër të javës së 12-të në elitën e futbollit italian.

Mysafirët golin e epërsisë e shënuan në minutën e 25-të përmes Santiago Castros i cili realizoi për 1-0 pas asistimit të Riccardo Orsolinit.

Matias Soule në minutën e 31-të pati një rast të mirë shënimi, por gjuajtja e tij u ndal nga traversa.

‘Giallorossët’ reaguan në pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin përmes Stephan El Shaarawyt i cili në minutën e 63-të realizoi për 1-1.

Sidoqoftë, mysafirët e rikthyen sërish avantazhin, duke shënuar kësaj radhe me anë të Riccardo Orsolinit (66’) për 2-1.

Bologna mendoi se kishte shënuar golin e qetësisë në minutën e 73-të me Thijs Dalingan, por ai u anulua për shkak të prekjes së topit me dorë.

Megjithatë, ky gol eventualisht erdhi në minutën e 77-të përmes Jesper Karlsson i cili realizoi për rezultatin 3-1.

Deri në fund Roma arriti ta shënojë edhe një gol tjetër, sërish me anë të El Shaarawyt që realizoi një gol të bukur për 3-2 në minutën e 82-të, por nuk ishte e mjaftueshme për të evituar humbjen.

Pas javës së 12-të, Roma mban pozitën e 12-të në tabelën e klasifikimit dhe ka vetëm 13 pikë të grumbulluara./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

 

Exit mobile version