Telegrafi

Roma arrin marrëveshje me Pellegrinin për kontratën e re

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Lorenzo Pellegrini duket se do të vazhdoj të mbetet edhe për shumë vite pjesë e Romës.

Mesfushori i talentuar italian ka zgjuar interesimin e gjigantëve evropian si Juventus, Inter, Chelsea e Manchester United pas paraqitjeve të mira me Romën.

Por duket se Giallorosët kanë arritur marrëveshje për kontratë të re afatgjate me yllin e tyre.

Pellegrini pritet të nënshkruajë një kontratë të re deri në vitin 2024 me klubin kryeqytetas.

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Palët kanë arritur akordin që në kontratën e re lojtari të mos ketë klauzolë largimi.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi aktualisht prej vetëm 30 milionë euro dhe kjo ka qenë arsyeja që Roma është ngutur për ta blinduar atë.

Reprezentuesi italian është një futbollist nga qyteti i Romës, dhe klubi synon që ta bëjë atë kapiten të së ardhmes. /Telegrafi/