Thuhet se Roma kanë rënë dakord për një marrëveshje me Unai Emeryn për të zëvendësuar Luciano Spallettin sezonin e ardhshëm.
Sipas Corriere dello Sport, Giallorossët kanë formuluar një marrëveshje 3-vjeçare për trajnerin spanjoll, i cili aktualisht është përgjegjës në PSG.
Emërimi do të shohë ish-trajnerin e Sevillas të bashkohet me drejtorin sportiv Monchi, me thashetheme të forta se edhe ai do të bashkohet me Romën këtë verë, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, Gazzetta dello Sport, e jep një emër tjetër favorit për të zëvendësuar Spallettin në postin e trajnerit të Romës.
Sipas këtij mediumi, ish-trajneri i Francës dhe PSG-së, Laurent Blanc, është gjithashtu në kornizë për të pasuar Spalletin, me italianin që ka gjasa të largohet në fund të sezonit aktual. /Telegrafi/