Telegrafi

Roma afër ta blindojë Pellegrinin me kontratë të re, do t’i hiqet klauzola e largimit

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Lorenzo Pellegrini është një nga mesfushorët italian më në formë për momentin.

Mesfushori i Romës ka shkëlqyer këtë edicion falë golave e asistimeve të shumta të bëra me Giallorosët.

Kontrata aktuale e lojtarit me Romën është deri në verën e vitit 2022, por klubi i ka ofruar një të re.

23-vjeçari ka një klauzolë largimi shumë të ulët me vetëm 30 milionë euro dhe skuadrat e mëdha janë gati ta paguajnë atë.

Lorenzo Pellegrini. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)

Megjithatë Roma i ka ofruar kontratë të re atij deri në vitin 2024 ku do të ketë edhe rritje page.

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se përveç rritjes së pagës, Roma do t’ia heqë edhe klauzolën e largimit yllit të tyre.

Giallorosët duan ta blindojnë Pellegrinin, pasi ai shihet si kapiten i ardhshëm i klubit. /Telegrafi/