Roma ka shënuar fitoren e dytë në Ligën e Evropës, teksa ka mposhtur gjigantin rumun Cluj.
Giallorosët treguan forcën në Olimpico përballë kundërshtarit rumun duka i shënuar pesë gola 5-0.
Borja Mayoral me dy gola, Henrikh Mkhitaryan, Roger Ibanez dhe Pedro Rodriguez me nga një tjetër ishin shënuesit e Romës në këtë takim.
Pikërisht sulmuesi spanjoll i ardhur nga Real Madrid, Borja Mayoral shkëlqeu në këtë takim duke marrë notën më të lartë 9,2.
Paraqitje shumë të mirë patën edhe Bruno Peres, Roger Ibanez e Jordan Veretout.
Ndërkohë notë të lartë mori edhe mbrojtësi shqiptar Marash Kumbulla (7,4) që luajti gjatë gjithë ndeshjes.
E nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për portierin mysafir Balgradean. /Telegrafi/