Roma ka shkëlqyer në përballje me Istanbul Basaksehir.
Giallorosët kanë shënuar fitore të thellë 4-0, në një takim ku shkëlqeu reparti ofensivë.
Junior Caicara shënoi autogol, ndërsa Edin Dzeko, Nicolo Zaniolo e Justin Kluivert realizuan për vendasit.
Talenti italian Nicolo Zaniolo ishte fantastik në këtë takim ku realizoi një gol dhe bëri dy asistime ku mori notën maksimale.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Edin Dzeko, Justin Kluivert, Javier Pastore apo Spinazzola.
Nota më e dobët në këtë takim shkoi për mbrojtësin mysafir Caicara. /Telegrafi/