Roma ka fituar me rikthimin në shtëpi ndaj Spalit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Serie A.
Giallorossët kanë vazhduar formën e mirë dhe fitoret në kampionat, pasi kësaj radhe kanë fituar në Olimocio ndaj Spalit.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Lorenzo Pellegrini (54′), Diego Perotti (66′) dhe Henrikh Mkhitaryan (83′), ndërsa për Spalin shënoi Andrea Petagna (44′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte mesfushori Pellegrini, i cili u vlerësua me notë 8.2.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Francesco Vicari që u notua me 5.7
Për 90 minuta në portën e mysafirëve ishte portieri shqiptar, Etrit Berisha, i cili pati paraqitje të mirë duke u notuar me 6.8.
Roma:
Spal:
/Telegrafi/