Roma ka fituar ndaj Lazios me rezultat 3-1 në derbin e madh lokal të njohur ndryshe si Derby della Capitale.
Giallorossët kanë fituar ndaj rivalëve të zjarrtë lokal, i pari i këtij stinori dhe i vlefshëm për javën e shtatë të Serie A.
Golat në këtë ndeshje për Romën u shënuan nga Lorenzo Pellegrini (45′), Aleksandër Kolarov (71′) dhe Federico Fazio (87′), ndërsa për Lazion shënoi Ciro Immobile (67′).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht italiani Pellegrini, i cili u notua me 8.2, ndërsa nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin Martin Caceres që u vlerësua me 4.9.
Për 90 minuta për Lazion mbrojti edhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha, i cili pati një paraqitje relativisht të mirë duke u vlerësuar me notë 6.4. /Telegrafi/
Roma:
Lazio: