Roma ka marrë një fitore të rëndësishme në Serie A, teksa e ka mposhtur Udinesen 3-0.
Giallorosët kanë bërë një ndeshje fantastike ndaj skuadrës bardhezi duke e dominuar nga fillimi e deri në fundin e saj.
Jordan Veretout me dy gola dhe Pedro Rodriguez me një tjetër ishin realizuesit e Romës në këtë takim.
Pikërisht mesfushori francez ka marrë epitetin si më i miri i ndeshjes, pasi është vlerësuar më së shumti nga SofaScore.
Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Gianluca Mancini, Henrikh Mkhitaryan si dhe Leonardo SPinazzola e Roger Ibanez.
Ndërkohë nota më e ulët në këtë sfidë shkoi për portierin mysafir Juan Musso.
Me fitoren ndaj Udineses, Roma ngritët në vendin e tretë në Serie A me 43 pikë të tubuara, gjashtë më pak se lideri Milan. /Telegrafi/