Telegrafi

Roma 2-2 Chievo, notat e lojtarëve: Dështon mbrojtja e Giallorosëve

Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 përballë Chievos në shtëpi.

Giallorosët e nisën mirë ndeshjen duke shënuar dy gola në pjesën e parë.

El Shaarawy dhe Cristiante realizuan për Romën, por Brisa dhe Stepinski me golat në pjesën e dytë barazuan rezultatin.

Sulmuesi italian Stephan El Shaarawy kishte notën më të lartë, ndërsa me paraqitje të mirë te Roma u dallua edhe Alessandro Florenzi dhe Edin Dzeko.

Notat më të dobëta shkuan për mbrojtësit e Romës, Aleksander Kolarov, Juan Jesus dhe Kostas Manolas.

Tek Chievo nota më e lartë ishte për portierin Sorrentino që bëri disa pritje fantastike, ndërsa Përparim Hetemaj mori notë të mirë pas inkuadrimit në pjesën e dytë. /Telegrafi/