Roma ka fituar derbin e javës në Serie A ndaj Napolit me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të.
Giallorossët kanë vazhduar serinë pozitive në kampionat, duke marr edhe fitoren e tretë me radhë dhe duke rrëmbyer pozitën e tretë.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Nicolo’ Zaniolo (19′) dhe Jordan Veretout (55′) për vendasit, ndërsa Arkadiusz Milik (72′) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht talenti italian, Zaniolo, i cili u vlerësua me notë 7.8.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësin vendas, Yildirim Mert Cetin që u notua me 4.6.
Roma:
Roma:
/Telegrafi/