Roma ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 derbin e madh lokal italian ndaj Lazios.
Giallorossët i janë gëzuar në fund fitores ndaj rivalit të tyre të urryer lokal, Lazios, pasi i mposhtën me rezultat 2-1.
Golat në këtë takim u shënuan nga Diego Perotti (49’) dhe Radja Nainggolan (53’) për vendasit, ndërsa për Lazio shënoi Ciro Immobile (72’).
Lojtari më i vlerësuar në këtë derbi ishte mesfushori belg, Nainggolan, i cili u vlerësua me notë 8.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për Senad Lulic që u notua me 5.7.
Portieri i kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha, pati një paraqitje të mirë këtë takim duke qenë lojtari i dytë më i vlerësuar te Lazio, me notë 6.6. /Telegrafi/
Roma:
Lazio: