Telegrafi

Roma 1-2 Napoli, nota e Hysajt dhe të tjerëve (Foto)

Napoli ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Roma me rezultat 2-1.

Skuadra napolitane u tregua e fortë ndaj Romës, duke e mposhtur në takimin e skuadrave që synojnë pozitën e dytë në Serie A.

Golat në këtë takim u shënuan nga Kevin Strootman (89’) për Romën dhe Dries Mertens (26’, 50’) për Napolin.

Lexo po ashtu Napoli sundon në ‘Olimpico’ të Romës (Video)

Megjithatë, futbollisti më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte anësori i Romës, Diego Perotti, i cili u notua me 8.5, ndërsa nota më e ulët shkoi për El Shaarawy, që u notua me 6.2.

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj luajti për 90 minuta në këtë ndeshje dhe pati një paraqitje solide, duke u notuar me 6.8. /Telegrafi/

Roma:

Paraqitje të dobët te Roma patën edhe De Rossi e Szcezsny

Napoli:

Më të dalluarit te Napoli ishin Mertens, Koulibaly e Hamsik