Telegrafi

Roma 1-1 Cagliari, notat e lojtarëve

Roma vs Cagliari (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Roma dhe Cagliari i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së shtatë në Serie A pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Dy golat u shënuan nga lojtarët e mysafirëve, gjersa për Giallorossët topin në rrjetë e futi Luca Ceppitelli (31’), ndërsa tjetrin e realizoi Joao Pedro (26’) nga penalltia.

Roma ishte për një nuancë skuadër më e mirë, derisa mori notën e përgjithshme 6.68, e Cagliari i vlerësua me 6.51.

Roma vs Cagliari (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Lojtari më i mirë në këtë takim ishte portieri i mysafirëve, Robin Olsen, që mori notën 7.5 shkaku i pritjeve që bëri.

Lexo po ashtu Roma ndalet nga Cagliari në Olimpico

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi ishte Ceppitelli, që mori vlerësimin 6.0, shkaku i auto-golit.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Cagliarit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/