Roma është rikthyer te fitoret në Serie A, pasi ka mposhtur Udinesen me rezultat 1-0.
Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Giallorosët, të cilët fituan falë golit nga anglezi Tammy Abraham.
Sulmuesi anglez shënoi falë një asistimi brilant nga talenti Riccardo Calafiori në minutën e 36-të.
E nota më e lartë në ndeshje shkoi për qendërmbrojtësin Gianluca Mancini që bëri një ndeshje të madhe ndaj Udineses.
https://twitter.com/OfficialASRoma/status/1441124193563656197?s=20
Pas mbrojtësit italian më i vlerësuari ishte Tammy Abraham, derisa me lojë të mirë u dalluan edhe Rick Karsdorp, Henrikh Mkhitaryan e Jordan Veretout.
Ndërkohë nota më e ulët në ndeshje shkoi për portierin mysafir Marco Silvestri.
Pas kësaj fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 12 pikë, tri më pak se lideri Napoli. /Telegrafi/