Roma ka marrë një fitore shumë të vlefshme para adhuruesve të vet ndaj Gentit.
Giallorosët triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0.
Golin e vetëm për Romën në këtë takim e shënoi sulmuesi anësor i ardhur në janar nga Barcelona, Carles Perez.
Mysafirët kanë mundur të barazojnë rezultatin, por portieri i Romës, Pau Lopez bëri disa pritje fantastike.
Pikërisht dyshja spanjolle e Romës, Lopez e Perez morën notat më të larta në këtë takim.
Ndërkohë nota më e ulët shkoi për mbrojtësin anësor të Gentit, Lustig. /Telegrafi/