Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Genoan me rezultat minimal 1-0.
Ishte një ndeshje e dominuar nga vendasit, të cilët në fund u mjaftuan me një gol të shënuar për t’i marrë tri pikët.
Lorenzo Pellegrini harkoi mirë në zonë nga goditja e këndit, derisa mbrojtësit Gianluca Mancini realizoi për 1-0.
Pikërisht dy italianët ishin më të vlerësuar në këtë sfidë, pasi Pellegrini mori notën 8,1 ndërsa Mancini u vlerësua me 7,8.
Me lojë të mirë te vendasit u dalluan edhe Chris Smalling, Bryan Cristante dhe Pau Lopez.
Tek mysafirët lojtari me notën më të ulët ishte mbrojtësi Andrea Masiello.
Me këtë fitore Roma ngritët në pozitën e katërt në tabelë me 50 pikë, një më shumë se Atalanta që ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /Telegrafi/