Telegrafi

Roma 1-0 Cremonese, notat e lojtarëve: Pellegrini dhe Smalling më të mirët në ndeshje

Roma ka vazhduar me fitore në Serie A, teksa ka mposhtur Cremonesen me rezultat 1-0.

Giallorosët kanë luajtur një ndeshje të mençur duke u mbrojtur mirë dhe duke shënuar një gol për t’i fituar tri pikët.

Ishte mbrojtësi qendror Chris Smalling ai që realizoi golin e vetëm në këtë takim, pas asistimit të Lorenzo Pellegrinit.

Lexo po ashtu Roma fiton edhe ndeshjen e dytë, mposht me rezultat minimal Cremonesen

E lojtari me notën më të lartë në këtë ndeshje ishte pikërisht kapiten Pellegrini 8,6, derisa lartë u vlerësua edhe Smalling.

Tek mysafirët nota më e lartë shkoi për portierin Andrei Radu që bëri pritje spektakolare, derisa nota më e ulët ishte për mesfushorin Luca Zanimacchia. /Telegrafi/