Roma ka pësuar një tjetër humbje në Serie A, ku kësaj radhe është mposhtur nga Udienese 0-2.
Kjo humbje i largon edhe më shumë Giallorosët nga pozita e katërt në tabelë, pasi tani Atalanta ndodhet 12 pikë para tyre.
Kevin Lasagna dhe Ivan Nesterovski ishin autorët e golave për skuadrën friulane që bënë një hap të madh drejt sigurimit të mbijetesës.
Gjithsesi lojtari me notën më të madhe ishte argjentinasi Rodrigo De Paul, që shkëlqeu në këtë takim me dy asistime.
Përveç argjentinasit me lojë të mirë u dalluan edhe dy shënuesit Lasgna e Nesterovski si dhe De Maio, Becao e Musso.
Te Roma nota më e ulët shkoi për Diego Perottin që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të. /Telegrafi/