Site icon Telegrafi

Roma 0-1 Villarreal, notat e lojtarëve (Foto)

Villarreal ka fituar në udhëtim te Roma me rezultat 1-0 në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës.

Skuadra spanjolle ka luajtur një lojë të mirë duke shënuar edhe fitore ndaj italianëve të Romës, por kjo nuk i ka mjaftuar për kualifikim, pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0.

Goli i vetëm në këtë takim për skuadrën e Villarrealit u shënua në minutën e 16 nga sulmuesi Rafael Borre.

Lexo po ashtu Roma humbet nga Villarreali, por kualifikohet tutje në Ligën e Evropës (Video)

Lojtari më i vlerësuar i këtij takimi ishte pikërisht Borre, i cili u vlerësua me notën 7.7.

Ndërsa, lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshje ishte mbrojtësi i Romës, Antonio Rudiger, i cili u notua me 4.7. /Telegrafi/

Roma:

Paraqitje të dobët pati edhe Vermaelen

Villarreal:

Te Villarreali paraqitje pozitive patën edhe Rodri dhe Soriano
Exit mobile version