Roma nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e dytë të Ligës së Evropës.
Giallorosët luajtën në shtëpi me CSKA Sofjan, por që nuk arritën ta fitonin takimin i cili u mbyll ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Gjithsesi edhe pse dominuan ndeshjen, Roma në fund nuk arriti të marrë tri pikët.
Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ishte ndër më të vlerësuarit te Roma, së bashku me lojtarët tjerë si Bryan Cristante e Pau Lopez.
Ndërkohë lojtari më i vlerësuar te mysafirët ishte portieri Busatto dhe mbrojtësi Vion.
Nota më e ulët shkoi për sulmuesin spanjoll të Romës, Borja Mayoral. /Telegrafi/