Site icon Telegrafi

Roli jetik i kryeinfermierëve në Spitalin e Pejës – një ditë pune në shërbim të pacientëve

Kryeinfermierja në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës luan një rol kyç në funksionimin e përditshëm të repartit, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët.

Ditën e saj të punës e nis që në orën 07:00 me pranimin e ndërrimit nga ekipi i natës dhe koordinimin e stafit infermieror për të garantuar kujdesin e nevojshëm për pacientët e shtruar, përcjell Telegrafi.

Gjatë ditës, kryeinfermierja mbikëqyr organizimin e shërbimeve shëndetësore, inspekton kushtet higjieno-sanitare në repart dhe raporton në sistemin e informacionit shëndetësor. Një pjesë e rëndësishme e punës së saj përfshin edhe bashkëpunimin me ekipin mjekësor për të siguruar zbatimin e terapive dhe trajtimeve të rekomanduara.

Ditën e përfundon me dorëzimin e detyrave tek ekipi i ndërrimit të natës, duke garantuar vazhdimësinë e shërbimeve shëndetësore. Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, kryeinfermieret mbeten një hallkë e domosdoshme në sistemin shëndetësor, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së kujdesit ndaj pacientëve./Telegrafi/

Exit mobile version