Telegrafi

Roli i vitaminës B1

Tiamina në formë të koenzimit tiamin pirofosfat merr pjesë në metabolizmin e karbohidrateve. Mungesa e tiaminës kryesisht shfaqet së bashku me vitaminat e tjera B, e sidomos tek personat që mbajnë dietë të pasur me karbohidrate, si dhe tek personat e alkoolizuar.

Shtatzënat dhe nënat gjatë laktacionit kanë nevojë për sasi më të madhe të tiamines. Në mungesë të tiaminës vjen deri tek shfaqja e sëmundjes që njihet si beri-beri, e cila ka disa forma, mirëpo që më e shpeshtë është ajo nervore, që shfaqet me simptoma si: ndezje të nervave periferike, atrofim i muskujve, ndryshime në traktin digjestiv, dhimbje të nyjave, etj.

Gjatë përgatitjes së ushqimit duhet patur kujdes që perimet të zihen në sa më pak ujë dhe temperaturë të ulët, po ashtu edhe mishi në mënyrë që të mos humbet përmbajtja e tiaminës. /Telegrafi/