Site icon Telegrafi

Rodriguez i pakënaqur me Kovacin, mendon largimin nga Bayerni

James Rodriguez është i gatshëm të kërkojë një transferim larg Allianz Arenas nga trajneri i Bayern Munichut, Niko Kovac.

Në sezonin e dytë të një huazimi dyvjeçar nga Real Madridi, është folur që Bayerni do ta përdor opsionin e blerjes së përhershme të Jamesit në janar.

Megjithatë, gazeta gjermane Bild raporton krejtësisht diçka tjetër.

Lexo po ashtu Bayerni dëshiron ta transferojë Jamesin për ta shitur gjatë vitit 2019

Sipas tyre, mesfushori kolumbian është i thyer dhe është gati t’i tregojë Kovacit ballë për ballë që ai dëshiron të largohet.

James është i pakënaqur me zëvendësimet e vazhdueshme të bëra nga trajneri i tij dhe gjithashtu nga taktikat e kroatit.

Mesfushori u ka treguar shokëve të ekipit për ndjenjat e tij dhe gatishmërinë e tij për të folur drejtpërdrejt në Kovacin për dëshirën e tij për t’u larguar.

Nga ana e tij, Kovac do të jetë i përgatitur për të parë James teksa largohet, duke treguar pak besim tek mesfushori. /Telegrafi/

Exit mobile version