Mediat gjermane kanë bërë me dije se trajneri i ardhshëm i Bayernit, Carlo Ancelotti ka kërkuar me ngulm afrimin e mbrojtësit zviceran Ricardo Rodriguez.
“Spox” ka bërë me dije se shefi i klubit i Bayenrit ka takuar përfaqësuesin e lojtarit ku i ka propozuar që t’i bashkohet kampionëve të Gjermanisë.
Ancelotti e ka kërkuar dhe më parë mbrojtësin e Wolfsburgut kur drejtonte PSG-në.
Sipas mediave gjermane Rodrigez ka një klauzolë për t’u larguar në fund të sezonit dhe ajo llogaritet tek 30 milionë eurot.
Pritet të nga Bayern të largohet David Alaba i cili flitet se ka ofertë nga Manchester City. /Telegrafi/