James Rodriguez tani gjendet në Munih për të filluar jetën e tij të re me Bayern Munich.
Ai sot do të mbush 26 vjet dhe ka zbarkuar për të kryer testet mjekësore te Bayern.
Kolumbiani ka kaluar si huazim nga Real Madrid për dy vite me të drejtë blerje.
Rodriguez do të bashkohet me Carlo Ancelottin te Bayern, pasi më parë punuan në Spanjë.
Bayern e ka postuar një video ku shihet lojtari në spital duke kryer testet.
Për kolumbiani është një ditëlindje e veçantë, pasi do të kalojë për herë të parë në Gjermani dhe me një klub të madh.
“Jam i lumtur që jem pjesë e një klubi kaq të madhe dhe një skuadër të madhe”, ka thënë James.
Bayern do të paguajë për huazimin 10 milionë euro. /Telegrafi/
Herzlich willkommen in München, @jamesdrodriguez! 😊 #ServusJames #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/Xxz62WBkVP
— FC Bayern München (@FCBayern) July 12, 2017