Sulmuesi i Valencias, Rodrigo Moreno, ka bërë thirrje që teknologjia të futet në futboll, por ka kërkuar që gjyqtarët mos të fajësohen.
Spanjolli shënoi golin e vetëm për ‘lakuriqët’ në barazimin 1-1 ndaj Barcelonës, komentoi ‘golin fantazmë’ të Lionel Messit.
“Nga televizioni është e qartë se topi ka kaluar vijën”, ka thënë Rodrigo për Onda Cero.
“Askush nuk mund të argumentojë me këtë, por gjyqtarët kanë punë të vështirë dhe ata nuk mund të shikojnë gjithmonë atë që ndodh në ndeshje”.
“Ata kanë nevojë për ndihmë nga teknologjia. Për shembull unë, nuk kisha ide nëse ishte apo jo gol”.
“Festimi ishte diçka që e kisha planifikuar, perkën e bleva të shtunën pasi e dija se sa kishte vlerë Valencia për atë (presidentin e klubit Jaime Orti, i cili vdiq të premten).
“Doja ta nderoja dhe jam i lumtur që kisha shansin ta bëja”, ka shtuar Rodrigo, pas shumë pyetjeve se kujt ia dedikoi festimin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=A5THVH0vksM