Trajneri i Leicester City, Brandan Rodgers ka përfunduar si objektivi kryesor i Tottenham Hotspur për menaxher të ri të ekipit.
Java e fundit ishte plot befasi në futbollin evropian dhe njëra nga to ishte shkarkimi i Jose Mourinhos nga stoli i Spurs.
Shkarkimi i portugezit thuhet se erdhi për shkak të rezultateve jo të mira dhe tani drejtuesit po mendojnë emrat e mundshëm për ta zëvendësuar.
Sipas mediumit britanik The Sun, Tottenhami e ka bërë Rodgersin kandidatin e tyre kryesor për të zëvendësuar Mourinhon si menaxher.
Trajneri skocez ka pasur sukses në dy sezonet e fundit me Leicester Cityn, duke luajtur futboll të mirë dhe marrë rezultate pozitive.
Rodgers e ka humbur kualifikimin në Ligën e Kampionëve vetëm në ndeshjen e fundit sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon është gati të kualifikohet pas renditen në vendin e tretë. /Telegrafi/