Site icon Telegrafi

Rode largohet nga Bayerni

Mesfushori gjerman, Sebastian Rode nuk pritet të qëndrojë edhe gjatë kohë te Bayern Munichu.

Hapësirat e pakta këtë edicion duket se e kanë zhgënjyer lojtarin që ka kërkuar largimin në fund të stinorit.

Mediat në Gjermani kanë raportuar se Rode nuk është në planet e Carlo Ancelottit dhe për këtë arsyeje ka vendosur largimin.

Skuadra e ardhshme e gjermanit pritet të jetë çerekfinalisti i sivjetmë në Ligën e Kampionëve, Wolfsburg.

Për ta blerë Roden nga Bayerni, Wolfsburg ka bërë gati 10 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version