Telegrafi

Robson: Mourinho ka skuadrën më të fortë që prej Alex Fergusonit

Bryan Robson beson se Jose Mourinho aktualisht posedon skuadrën më të fortë të Unietd që prej Sir Alex Fergusonit.

United ka pasur një start të furishëm të sezonit me transferimet e reja që kanë qenë tejet impresive.

“Gjithnjë varet nga lëndimet, por unë mendoj se kjo është skuadra më e fortë që e kam parë, përpos skuadrës së Alexit”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester United

“Ne kemi shpejtësi, kemi fuqi, por kemi lojtarë cilësor. Kjo na ndihmon që të fitojmë tituj dhe të konkurrojmë ndaj më të mirëve”.

“Duhet të konkurrosh më të mirët dhe të bësh mirë kundër tyre, por jam shumë i bindur se ekipi do të luaj në një nivel më të lartë këtë sezon”, deklaroi Robson. /Telegrafi/