Telegrafi

Roberto Mancini e dëshmon se është trajneri më me stil deri më tani në Euro 2020 derisa stopi topin në mënyrë fenomenale

Italia e mbylli fazën e grupeve me fitoren 1-0 ndaj Uellsit, duke përfunduar në krye të Grupit A me nëntë pikë.

Azzurët gjatë tre ndeshjeve të zhvilluara nuk pranuan asnjë gol dhe shënuan shtatë, duke përfunduar me sukses këtë fazë.

Por, gjatë takimit me Uellsin, Roberton Mancini kishte kohë të dhuronte edhe spektakël.

Strategu i Italisë për një moment pa që topi po shkonte në ajër në drejtim të tij, gjersa e ndaloi atë me thembër.

Edhe pse në moshë, italiani tregoi se ai nuk e ka problem dhe se klasi i tij nuk ka humbur nga koha kur ishte lojtar që të stoponte topin ashtu. /Telegrafi/