Telegrafi

Roberto Carlos nuk mund ta besojë tragjedinë e Chapecoenses

Koha kur Becks ishte te Reali

Legjenda e futbollit brazilian, Roberto Carlos, nuk ka mundur ta pranojë faktin se i gjithë ekipi i Chapecoenses ka vdekur në tragjedinë ajrore në Medellin të Kolumbisë.

Ish-ylli i kombëtares braziliane ka deklaruar se ai i ka njohur personalisht disa lojtarë dhe se vështirë po e përballon faktin se i gjithë ekipi që arriti suksesin historik është shuar.

Lexo po ashtu Te gjitha lajmet nga tragjedia ajrore e klubit Chapecoense

“Unë i kam njohur disa lojtarë të Chapecoenses që ishin në aeroplan”.

“Ky është një moment i vështirë për të gjithë”, u  hpreh Carlos për mediat braziliane pas tragjedisë.

Në tragjedinë ajrore kanë vdekur 77 persona, në mesin e të tyre lojtarë të ekipit Chapecoenses, stafi drejtues dhe 22 gazetarë. /Telegrafi/