Legjenda e kombëtares së Brazilit, Roberto Carlos, ka thënë se Selecao nuk do të ketë fare punë të lehtë ndaj Zvicrës.
Sipas Roberto Carlosit, Zvicra është skuadër e papërshtatshme.
Në një intervistë për Blick, ai potencon se Brazili do ta kishte vështirë ta mposhtë Brazilin edhe pa Neymarin.
“Me Neymarni Brazili është më i fortë. Por, edhe me Neymarin është vështirë të mposhtet Zvicra. Do të jetë një futboll i mirë sonte (e dielë), ku Brazili do të vuajë për të fituar”.
“Brazili nuk është i pamposhtur, edhe me Neymarin nuk është. Por, gjasat janë të mëdha që me Neymarin të fitohet Kupa e Botës”.
“Por, besoj se tash do të bëhemi kampionë të botës. Ajo që u shkatërrua në vitin 2014 do të rregullohet tash. Ka ardhur koha për këtë”, deklaroi Carlos për Blick.
Brazili dhe Zvicra përballen nga ora 20:00 në Rostov Arena. /Telegrafi/