Telegrafi

Robert Lewandowski shënon golin e tij të parë në Kupën e Botës – emocione dhe lot në sytë e portierit polak

Robert Lewandowski shënoi për herë të parë në një Kupë Bote pasi Polonia mundi Arabinë Saudite 2-0 për të mbajtur gjallë shpresat e saj për kualifikim në Katar.

Sulmuesi polak Lewandowski, tashmë golashënuesi më i mirë i Polonisë dhe golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, pas Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, nuk luajti në Kupën e Botës në vitin 2014 pasi Polonia nuk arriti të kualifikohej, ndërsa nuk shënoi në turneun e 2018.

Ai në Katar 2022 pati rastin ndaj Meksikës nga penalltia, të martën, por goditja e tij u prit nga portieri Guilermo Ochoa.

Pasi shënoi, ai u pushtua nga emocionet dhe rrëshqiti nëpër fushë për të festuar, ku shokët e skuadrës u hodhën mbi të.

Ai dyfishoi epërsinë e Polonisë në fund të ndeshjes, duke vulosur një fitore të rëndësishme ndaj ‘Skifterëve të Gjelbër’ që po ishin në disponim pasi mposhtën Argjentinën të martën.

Në pjesën e parë, Lewandowski kishte rast, por nuk gjuajti, pasi pasoi te shoku i tij i skuadrës Piotr Zielinski, i cili nuk gaboi në fund.

Pak para pjesës së parë, gjyqtari në (VAR) i akordoi Arabisë Saudite një penallti, por goditja fillestare e Salem Al-Dawsarit u ndalua nga portieri Wojciech Szczesny, ashtu siç ishte edhe tentativa vijuese.

Arabia Saudite humbi disa mundësi për të barazuar në pjesën e dytë, përpara se Lewandowski të vuloste fitoren e Polonisë. /Telegrafi/