Telegrafi

Robert Lewandowski në ndeshje ndaj Schalkes dhuroi asistimin më të bukur të këtij viti

Bayern Munich ka arritur të shënojë fitore në ndeshjen hapëse të Bundesligës ndaj Schalkes me rezultat 8-0.

Por në turpërimin që ja bëri Schalkes ka pasur vend edhe për spektakël.

Atëherë kur rezultati ishte 6-0, Robert Lewandowski prodhoi momentin më magjik të ndeshjes.

I gjendur brenda zonës së rreptësisë, polaku ka dhuruar një asistim perfekt me lëvizje mashtruese e njohur si ‘rabona’ për Thomas Muller që shënoi për 7-0.

 

Lewandowski edhe me këto asistime e mbyll kështu diskutimin se këtë vit e ka merituar “Topin e Artë”, duke ia shuar dyshimet edhe atyre që mund të kishin.

Gola, asistime, trofe dhe gjithçka tjetër. Ky është Lewa i këtij viti. /Telegrafi/