Site icon Telegrafi

Robert Lewandowski bëhet golashënuesi i dytë më i mirë në histori të Bundesligës

Robert Lewandowski tani është shënuesi i dytë më i mirë në historinë e Bundesligas, pasi goli i tij i fundit ndihmoi Bayern Munichun të fitojë ndaj Werder Bremen të shtunën pasdite.

Sulmuesi polak shënoi golin e 32-të në sezonin 2020-21 në triumfin e Bayernit 3-1, duke u ngritur edhe më lartë në listën e shënuesve.

Me këtë gol ndaj Werderit, Lewandowski arrin në shifrën e 268 golave dhe tashmë renditet i dyti në listën e shënuesve më të mëdhenj në histori të Bundesligas.

Goli i polakut erdhi në ndeshjen e tij të 344 në futbollin gjerman, duke rrëzuar Klaus Fischer në vendin e tretë, pasi këtij të fundit iu deshën 535 ndeshje për të arritur këtë shifër.

Tani, vetëm legjenda gjermane, Gerd Muller, ka të shënuar më shumë gola sesa Lewandowski në kampionatin gjerman, megjithëse ai përballet me një sfidë të fortë për të rrëzuar ‘bomberin’ nga maja.

Lewa ka një statistikë një gol prej 1,25 ndeshjesh, ku 74 gola erdhën sa ishte lojtar i Borussia Dortmundit, ndërsa te Bayerni ka shënuar 195 gola në 215 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version