Bayern Munich gjatë fundjavës së kaluar u shpall kampion për herë të 29 në Gjermani. Bavarezët kanë festuar, kënduar dhe vallëzuar, por në të njëjtën kohë ka pasur edhe lot gëzimi.
Festimi i titullit ka përkuar edhe fund i një epoke të disa prej legjendave të ekipit. Ndeshja kundër Eintracht Frankfurtit ishte e fundit si lojtar i klubit gjerman për Franck Riberyn dhe Arjen Robbenin.
Për fundin e epokës madhështore në Bayern, dyshja do të ketë mundësinë që të fitojë edhe Kupën e Gjermanisë. Gjegjësisht, Bayern do të luajë më 25 maj kundër Leipzigut dhe ka mundësisë që të arrijnë një kurorë të dyfishtë.
Por, mediat kanë raportuar se holandezit ende nuk ju plotësuar dëshirën e tij të fundit si pjesë e bavarezëve.
FC Bayern Munich beat Eintracht Frankfurt 5-1 today.
🇳🇱 Arjen Robben ⚽️✅
🇫🇷 Frank Ribery ⚽️✅Both playing their last game for the club. #Robbery What a force!
734 👕
268 ⚽️
283 🅰️— Pardon Jargon (@PardonJargon) May 18, 2019
Bild pretendon se holandezi ka takuar para ndeshjes drejtorin e klubit, Karl-Heinz Rummenigge dhe e pyeti vetëm një gjë. Ai kërkoi që të fillojë nga minuta e parë, por Rummenigge nuk ka mundur t’ia plotësonte dëshirën.
Ai mori një përgjigje të qartë se ai, si kreu i klubit, nuk dëshironte të ndërhynte në përzgjedhjen e Niko Kovacit dhe eksperti kroat përfundimisht vendosi të fillonte me Gnabryn dhe Comanin që nga minuta parë.
“Unë të thashë të enjten se trajneri do të jap një mundësi”, mësohet t’i ketë thënë holandezit shkurtimisht Rummenigge gjersa kujtojmë se Robben dhe Ribery arritën të realizojnë secili nga një gol.
Ndryshe, 35-vjeçari ka luajtur 308 ndeshje për rekordmeister gjatë dhjetë viteve të fundit dhe shënoi 144 gola. /Telegrafi/
Wahnsinn, solange ist der im Profigeschäft und hat immer noch nicht verstanden wer für die Aufstellung zuständig ist —– #FCBayern: Arjen #Robben forderte Startelf-Einsatz bei #Rummenigge https://t.co/GAxJE9W6H0
— Tobias Goering (@TobiasGoering) May 22, 2019